Kulturê/Kultur

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi

Albanska Föreningars Union i Sverige

Foto nga festivali

SADIK BICAJ(1958)

Sadik Bicaj u lind në Vrellë të Istogut, më 21.10.1958.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Pejë, SHLP në Gjakovë, ndërsa Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare, në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë.

Përveç poezisë merret edhe me gjuhësi, kritikë letrare dhe publicistikë. Para lufte ka bashkëpunua me të gjitha revista dhe gazetat që dilnin në gjuhën shqipe në Kosovë, ndërsa, krahas punës në arsim, ka qenë edhe korrespondent i rregullt i gazetës ” Rilindja”, “Koha ditore” dhe revistës arsimore ” Shkëndija”.

Sadik Bicaj është anëtar i Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës, bashkëpunëtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe kryetar i Klubit letrar” Podguri” në Istog, si pjesëmarrës i shumë simpoziumeve shkencore nga fusha e gjuhësisë të organizuara në Kosovë.

Një kohë të gjatë punoi në shkollën fillore “ Fazli Graiçevci” të Hades, komuna e Obiliqit, në gjimnazin” Haxhi Zeka” në Istog, ndërsa tash e disa vjet është drejtor në shkollën fillore e të mesme të ulët “ Hysni Zajmi” në Vrellë.

Jeton dhe vepron në vendlindje.

Ka botuar këta libra:

 

1. “ Plaga e kurbetit” ( dramë, 1992)

2. “ Zëri i pikëllimit” ( poezi, 1994)

3. “Artikuj gjuhësorë praktikë” ( artikuj gjuhësorë, 1996)

4. “ Historiku i shkolla fillore shqipet të komunës së Istogut” ( 1997)

5. “Vështrime letrare” ( lekturë shkollore, 2000)

6. “ Rrugët drejt lirisë” ( ditar nga lufta, 2002)

7. “ Sylë Vrella, mjek i njohur popullor” ( monografi, 2006)

8. “ Teste nga Gjuha Shqipe dhe Letërsia” ( 2008)

9. “ Fadil Ferati, veprimtar i denjë i lirisë dhe pavarësisë” ( monografi, 2014), etj.

 

Në vijim botojmë Pesë Poezi të poetit, Sadik Bicaj

 

 

I:

AUTOPORTRET

 

Unë jam ai që më njihni

Gur i shpuar mijëra vjet

Jam ai si ju i gjallë

Gjaku juaj

Dhe askush tjetër

 

II:

 

EPISOD EKZILI

 

Ikën të ikurit të ndjekurit

Jetën ta bëjnë më të kuptimtë

 

Duhen pak shtegtojnë shumë

Me këngët e tyre të hidhura

Gjuhë vështrimi e heshtjeje

 

Kurrë mbase nuk do të harrohen

 

Të vetmuar janë të vetmuar

Fytyra të lagura në shi të Evropës

S, mund të rri dot pa dashurinë time

 

Mërgimtarët kthejnë kokën kah guri

Dhe vetëm gur e gjak mbeten

Mbi tokën e shenjtë të pikëllimit

 

Ecin nëpër errësirën e natës

Kujtojnë të afërmit

Dhe në vete ia thonë Himnit të Flamurit

 

III:

 

KULLA

Mbi malin e thatë

Ngre syrin pishë

Midis zemrash gjallëron Qëndron

 

Majë akullnajash

Ngrihet Kullë e Bardhë

Në largësi mes krismash

Sikur ndien amshimin e vet

 

Mes fjalëve e heshtjeve

Fjala gur

Asht i fortë i etërve të mi

 

IV:

 

PAMJE

 

Unë jam zë i vetmuar

As në dhomë s rri dot i qetë

 

Nga sytë e mi

Depërton dritë që nuk fiket

Dhe krahasimi i pabarabartë

Moshat janë të ndryshme me yjet

 

Kudo zëra fëmijësh kudo

Tinguj në dritën e vallëzimit

Dhe ftesa për të dashurit në darkë magjish

Kur dru i kallur nuk bëhem

 

Dashuria ime

Ditë e vrarë në ikje

 

V:

 

FJALË NË GUR

 

Hap pas hapi

Të gjitha i zë

Kap rrënjët e fjalës

 

Në rrasë të purpurt

Në shkallët e rrëzuara të jetës

Çaj ankthin në Grykë të Lugetërve

 

Dhe më besoni

Nga Skila në Grykë

Në sytë e natës skëterrë

Fytyra djajsh shoh në përftim

 

Tek ndjej fjalë në gur

Njerëzit po vijnë

Njerëzit po shkojnë

Tani sikur u zhduken largësitë

Të bëhen legjendë

DUART E TIM ETI…

 

Është ca e vështirë

të mbërrij stepave të largët

të kohës e kujtesës.

Për të parë mirë

duart e tim Eti

Në mure, kalldrëme

në arë, në lodhje...

Sa më dhembin!

 

E kam më të lehtë

të lëvrij nëpër gjak

ta ndjej atë zemër, ata sy, atë zë…

të shoh, të dëgjoj

mençuri shkruar në ballë, sy e fjalë

Të përlotem mungesës së gjatë

oh, si ligjëron nëpër këngë, im Atë…

 

Por,

duart e ashpra

të pandalura, të palodhura

zënë gjithnjë me punë

humbën ngjyrën e gjakut

e morën atë të tokës

rrudhosur si ajo

plasaritur si ajo…

Pastaj për fare pak

vijat e vuajtjes u bënë të buta

ç’sëmundje i lëmoi aq të paqta

mish e kocka…?!

Këputur një gisht

më pikon në shpirt...

 

Me ngjyrë të dheut

të shejta ato duar

I përkitën tokës

Ndaj i mban shtërnguar..

 

Sa më kanë munguar...!

 

 

AJO DO TË VIJË…

 

Nesër

Oh, nesër është e premtja e lutjes, e faljes

Si e Kremtja e madhe e Pashkës, ringjalljes

Ajo do të vijë

Ti

vendosi çarçafë të rinj shtratit

ose

tendosi zhubrat e natës

të mos i lënë shenjë lakuriqësisë

si dëshmi e mëkatit…

*

Ajo do të vijë

puplore, rrezëllitëse

me dritë smeraldësh përthyer qerpikëve

ka hartat e mishta në mollëza të gishtave

gjithë erërat e përbotëshme flijuar në frymë

trekëndëshat biblikë

tatuar në shpirt…

*

Ajo do të vijë

si premtim, si dhembje, si mall

Si ujëdhesë, si përrua

si lumë pa sht(r)at

pa asnjë vendndodhje në hartë…

*

Prite pa lot

për çastin martir bëhu gati

Mos harro

mer abdes

të vdekurit preken të pastër

E përcillen të premtes

së lutjes

faljes

ringjalljes…

*

Ajo

po vjen…

 

Lumturi Ymeri( Bersava)

 

Rina Sllovinja

Dashuri e zemrës time

 

Kur ty të kam pranë

Hëna buzëqesh

Yjet hedhin valle

S’ka errësirë mes nesh.

 

Kur ti më gëzon 

Ndjehem si mbretëreshë

Kur me përqafon

Shëndrrohem ne hyjneshë

 

Edhe kur dallgët trazohen 

Ti i qetëson me butësi

I thyen akullnajat e egra

S’ka njeri si ti!

 

Pa ty jeta do ishte ndryshe

Nuk do isha kjo që jam

Shpesh duart i ngrij nga qielli

Zot, mos ma prish këte lumturi që kam!.

 

Unë e ti jemi një

Me dy engjujt tanë përkrah

Asgjë në Botë se mbush jetën time

Si ti , o dashuri e zemrës time!

 

27.06.2018

Rina Sllovinja.

Lulja e mërzitur

 

Një mëngjes afrohem të të shikoj 

Sythat tua ishin përkulur

Fletët të ishin venitur 

Si mu duke aq e mërzitur 

 

Të përkëdhela e të ujita me lotë

Se e ndjeva pikëllimin tënd

Nuk kishte më të bukur se ti në Botê

Dhe shkatërrimi yt sa i pavënd

 

Qoje kokên lart moj e bukur

Se hijeshisë sate sa ia kane zili

Krenohu për këtë qe je 

Se pikëllimit ia hedhim disi

 

Sikur me dëgjove qe te dhash zemër 

Fillove sythat e bukur ti hapje me magji

E fletet sikur rrapelluan e me thane:

-mire, por e njëjta gjë vlen edhe për ty!

 

27.06.2018

Rina Sllovinja 

Zyrafete Manaj

 

 

Leter mesazh

 

E dashur mikja ime, bijë e fisit të lashtë Arbëror, nënë e fëmijëve që mund të jenë shembull i së mirës e së fundmi shoqja ime.

Do të doja që në çdo kohë e në çfarëdo hapësire të jemi bashkë, të qeshim e të lirohemi nga mallet e përditshme e të diskutojmë e të flasim për sukseset tona, e pse jo dhe për brengat tona.

Por koha është e ashpër nganjëherë ndaj nesh, e ndaj secilit njeri, e besa dhe mosha së cilës kemi filluar t'i bindemi detyrimisht, pavarësisht se në brendinë tonë mundohemi të mbahemi dhe të dukemi të forta.

Unë kam kaluar në botën e hiqit, përderisa rri e rropatëm dhe nuk jam ne gjendje të merrem me asnjë punë, them se u futa në kohën e krisur të te qenurit hiq. Edhe hiqi është krijuar për njerëzit si unë, për ata- ato që dalin nga vetja dhe bëhen strehë e djallit. Jo për ta kënaq shpirtin dhe për t'i dhënë vlerën anti vlerës, por që dashje pa dashje të shtohet gjellë e gatuar nga ajo që thirret duro për të qenë tërësia, kur e dinë se në tërësinë e menduar humb gjysma jote.

Po, po humb gjysma jote, ti, unë ajo, pretendojmë se ruajmë brumin e tërësisë!

E jo rrallë herë pyesim unin tonë, po unë ku mbeta, kush jam unë?!!

Po po pyesim, se nuk i besojmë vetës sonë, nga një ideal biem në vorbullën e të qenunit hiqi, nga një qëllim rrëshqasim në rrugën e mbrojtjes së tërësisë.

E mandej ec e ec, fillojmë e bëhemi shpërfillëse e syrit të njërit e të tjetrit. Rri, rri, se mirë është të rrish pa u ndier, se kështu gjatë rrugës së rritës ta ndalën rritën dhe tash mësohu më të jesh e kërrusur sepse gjatë shekujve të kërrusën, bile edhe atëherë po sa linde s'të bënë mall...!

E din pse, se ti nuk mundësh me qenë trashëgimtari, ti je robi i robit dhe mësoju të jetosh me këtë definicion jete, se formulën ta lexuan së prapthi në ditën e pagëzimit. Të thanë, po të ishe trup tjetër do të kishte krisur pushka e lajmi do të kapërdinte shtatë bjeshkët varg, po tash nuk ishe e tillë, mbete betejë humbur sikur ato që ndërruan kostumin e trupit për të mbrojtur nderin, për t`ju nënshtruar një jete ndryshe. Po më thuaj të lutëm a mundet të tjetërsohet individi pse donë dikush.

-“Mos u bon e marrë nëno”, më tha një natë nëna ime, fisi huaj nuk duron shkeljen e fjalës.

Unë u vrava, jo nga plumbi, nga fjala e nënës sime....!

Kur shkova në shtëpinë tjetër më than se derë e huaj do jetë e jotja, mpreha shpresën dhe thash, tash do jem unë kryefjala.

Eeeh...!

Një mbrëmje vere...

Djali i fqiut të parë më ofendoi dhe bile hodhi një gurë nga unë, e zura nga krahu dhe i shtypa kokën, nga zemërimi desh i nxora qafën nga vendi. Në mbrëmje vonë i thash burrit, ai talamani i çmendur i fqiut më shau, bile nëna ime ishte krye tema e fjalës së pistë të tij, ofshana dhe mendova se do jetë mbrojtja ime më e mirë. Ai burri i botës, e më pak i imi, thuaj se fare, me logjikën e tij të dominuesit të dhive, mu përgjigj, ai është i lindur në këto troje, ti je e ardhur këtu, cili ka të drejtën e pronarit të fjalës?

Mbeta si një kukume, çfarë t'i them, si të veprojë, më në fund mora guximin dhe zbraza krejt mllefin e kohëve, baba im ishte një hiq që kishte vrarë qenien e tij pse nuk isha gjinia e tij, ti je një askushi që përmes vrarjes time shpirtërore je një mendje dal dore dhe pa analizën e shpirtit të bijës, gruas, nënës e motrës tënde jeton jetën pa ditur të konceptosh se jeta e krejt jetëve njerëzore është zanafilla e asaj që emrin e ka grua.

Athua kush jeni ju?!

My Sekret War” (“Lufta ime e fshehtë”)

 

Rina Hajra aktore, skenariste dhe producente e filmit “My Sekret War” (“Lufta ime e fshehtë”), është një vajzë e re shqiptare, e cila gjatë luftës ishte detyruar që së bashku me familjen, si mijëra shqiptarë të tjerë, ta lëshonte Kosovën për t’i shpëtuar gjenocidit serb dhe kishte ardhur refugjate në SHBA.

 

 

 

Vite më parë ajo ka mbaruar studimet për aktrim dhe për drejtësi (të dyja njëkohësisht), në Universitetin Shtetëror të Arizonës (Arizona State University). Gjatë katër viteve ajo ka marrë bursë të plotë nga Universiteti, pasi që në të gjitha lëndët ishte vlerësuar me notën më të lartë A dhe A+. Temë diplome në drejtësi ka pasur Gjykimin e Millosheviqit në Hagë, ndësa për temë diplome në aktrim ka shkruar dhe ka vënë në skenë dramën “Puhiza dhe Toka”, kushtuar luftës së Kosovës dhe në këtë dramë ka luajtur edhe rolin kryesor. Drama ishte vlerësuar shumë nga profesionistët dhe ishte pritur jashtëzakonisht mirë nga spektatorët.

Pas diplomimit, Rina, e cila ka pasion filmin, kishte vendosur që në bazë të kësaj drame ta shkruante skenarin e filmit “My sekret War” (“Lufta ime e fshehtë”). Pothuaj gjysma e filmit është xhiruar dhe së shpejti do të xhirohen edhe skenat e mbetura dhe filmi, shpreson autorja, do të jetë gati për t’u shfaqur mbrenda 2-3 muajsh.

 

Filmi është një dramë psikologjike e luftës për shpengimin, faljen dhe efektet e luftës. Një vajzë e re ballafaqohet me vendimin e errët që ajo kishte qenë e detyruar ta bënte si fëmijë i luftës. Filmi fokusohet në psikologjinë e njeriut, se si e gjen forcën që t’i tejkalojë tragjedinë e sfidat dhe çfarë pasoja të tmerrshme shkakton lufta. Rina do që ky film t’i frymëzojë njerëzit të jenë më paqesorë, të luftojnë për drejtësi, ta kuptojnë tragjedinë e luftës dhe t’u japë forcë njerëzve që t’i tejkalojnë të këqijat në jetën e tyre.

 

Ideja i kishte lindur Rinës nga lufta e Kosovës. Ja ç’thotë ajo thotë për përvojën e saj të luftës: “Fëmijët e refugjatëve e përjetojnë dy herë luftën. Një herë si fëmijë (nëse kanë moshën që të kenë kujtime) dhe dy, vuajtjet e familjes së ngushtë e të gjerë, rrëfimet që i dëgjojnë prej prindërve. Më kanë frymëzuar ngjarjet e luftës, – vazhdon Rina, humbja e njerëzve të pafajshëm, sakrifica e prindërve të mi, aksidenti gati fatal i tezes sime gjatë një proteste në prag të luftës, rrëfimet e familjarëve dhe të njerëzve të tjerë. Më në fund, kam dashur vetë të kuptoj më shumë pse shkaktohet lufta, pse njerëzit masakrojnë të pafajshmit, pse ndodh gjenocidi. Kam dashur të bëj një katarzë, një pastrim moral të shpirtit. Kam shumë besim që do të dalë një film i mirë, por filmi ka nevojë për fonde të mëdha. Kur i kam hyrë punës për realizimin e këtij projekti, jam bazuar në fondet e mia e të familjes, por megjithatë më duhen më shumë fonde për ta realizuar filmin me sukses të plotë dhe për të marrë pjesë në festivale të ndryshme të filmit.

 

Filmi është një testament i fuqishëm për elasticitetin njerëzor dhe fuqinë e faljes. Është një film i ndërgjegjes shoqërore që shqyrton temat e mizorisë njerëzore, të refugjatëve dhe çfarë do të thotë të kesh një shans të dytë në jetë.

 

Sinopsisi i filmit është ky: një vajzë e pafajshme ballafaqohet me mizoritë e luftës. Në momentet e terrorit, ajo zbulon një sekret të dy ushtarëve mizorë. Ajo zbulon një sekret që thyen identitetin dhe moralin e saj. Dhjetë vjet më vonë, e vendosur në një qytet në Amerikë, ajo takon një mik nga e kaluara e saj, i vetmi person që mund ta zhbllokojë sekretin e saj. Do ta zbulojë sekretin e saj e të lirohet nga dhembja, apo do të shkaktojë më shumë shkatërrime.

 

Përgatitjet për këtë film dhe realizimi i këtij filmi ka kohë që kanë filluar. Skenat e fundit të filmit, siç u tha dhe më lart, do të përfundojnë nga fundi i këtij muaji, natyrisht nëse sigurohen të gjitha mjetet e nevojshme financiare, ndaj çdo ndihmë financiare, sado e vogël të jetë, është e mirëseardhur.

 

Për më shumë, klikoni në faqen e mëposhtme:

https://www.indiegogo.com/projects/my-sekret-war-film#/

Disa Skena nga filmi “My Sekret War” (“Lufta ime e fshehtë”)

 

Zyrafete Kryeziu Manaj

Zyrafete Kryeziu Manaj

 

Epost: zyrafete_kryeziu@hotmail.com

 

Poezi

 

Motra!

Ajo po shkon në Atdhe!

 

Motra ime e mirë

Shko ti

Bjeri anë për anë oborrit

Mu aty ku luanim "lojën" e fshehur për

Atdheun

Shko edhe te rafti i librave

Lexoi dhimtë e brinjve te bablokut

Mos harro kapakun e maxhes

Të jetë i mbyllur mirë

Se aroma e miellit i humbet

Po nuk ditem me kqyrë

E pashë mua

Motra ime e mirë

Fillcën që nëna mbështillte buktë

Dergoma me një paket

Nga karton i dheut t'im

Se era e bukes mallin ma hjek

Ne tokën ku po me mban mirë

Po shpirti nuk e di pse ndjehet si i n'dry(rë)

Naxhije Doci

VALËT TUAJA MITIZIM I JETËS

(Drinit të Bardhë e Drinit të Zi si një mrekulli)

 

Ti o Drini i Bardhë

gjarpërimit të dehur lozonjar

vjeshtë e dimër pranverë e verë,

shekujve në pambarim,

valet tuaja mitizëm i jetës

shkumbëzuar në thepisje shkrepash

me pejsazhe të derdhura hirësie

dhe fushave të paskaj

jehun magjik për ta puthur në ballë.

 

Agmive me buzëqeshje rrëzëllimi

dhe mbrëmjeve të meditimit të heshtur

flakërimin në dridhje melodish himnizuar

për një baladë

rrënjëve të lashta të dheut arbëror

ekstazave lirike me gjelbërime praruar.

Në ty flakërijnë dashuri të fshehura

ngjyrërash ylberore në pikturim

në përqafim njëjtësie si një mrekulli

valësh sublime të Drinit të Zi

frymëzim vargëzimi i paparë

qëndisur edhe në poezi.

 

Shkëndijë me nimfën e legjendës në gji

pulëbardhave në fluturim

që lindje e perëndim mbajnë në krah

kush ua prishi uvertyrën e stinëve?

 

Ti o Dri i Bardhë

Ti o Dri i Zi

krejt lashtësi e krenari si një mrekulli

në mbretërinë e universit të dalldisur

hulumtoj ritme shpresash të pashuara

që vegimin për ju ta vazhdoj gjer në amshim,

ndoshta kështu i kuptoj më mirë

rrugëtimet tuaja

nëpër thellësitë e rrënjëve të mia.

Prishtinë - 2018

 

Naxhije Doçi

BIOBIBLIOGRAFI

 

Baki Ymeri është i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. U lind në Shipkovicë të Tetovës (1 gusht 1949), nga një baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga një mama rumune (Aurelia Graur). Kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisë, arratiset në Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe në Bukuresht (1975). Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, përhap literaturë shqipe në relacionin Bukuresht-Shipkovicë-Prishtinë, shpifet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit me gjashtë vjet burg të rëndë (1976). Arsyetimi i procesit të montuar politik ishte: Bashkim për veprimtari armiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste.

 

Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare të Kosovës në shtypin rumun dhe atë shqiptar, merr pjesë në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, afirmon diasporën shqiptare, bashkëpunon me një varg revistash e gazetash në veri dhe jug të Danubit, vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno-Shqiptare, afirmon dhe përkrah bijtë dhe bijat e rilindësve tanë, të gjitha aktivitetet i kryen vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash. Gjatë viteve të fundit ka përkthyer dhe botuar mbi 35 poetë nga Kosova në gjuhën rumune (Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Sabile Keçmezi-Basha, Nexhat Rexha, Sabit Rrustemi, Halil Haxhosaj, Engjëll Koliqi, Albina Idrizi, Burhanedin Xhemaili, Drita Nikoliqi Binaj, Brahim Avdyli, Sadije Aliti, Jeton Kelmendi, Ramadan Mehmeti, Sarë Gjergji etj.).

Baki Ymeri është autor i qindra artikujve për diasporën shqiptare dhe bashkautor i dy monografive mbi sivëllezërit tanë në veri të Danubit: Shqiptarët e Rumanisë (Tetovë, 1994), Emigracioni nga Maqedonia Perëndimore në Rumani (Shkup, 2004). Ai është njëherësh njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, zbulues thesaresh të shoqërisë Drita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezent në disa antologji poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme*, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan (ABI): Njeriu i Vitit 2001. Jeton dhe krijon në Bukuresht, ku jep kontribut për afirmimin e vlerave letrare të Kosovës në gjuhën rumune, boton, udhëheq dhe shpërndan revistën Shqiptari/Albanezul. Sipas dr. Luan Topçiut, Baki Ymeri është njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë dhe, mbi të gjitha, për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë të frytshme. Bibliografi lirike: Kaltrina (botim dygjuhësh shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994); Dardania (botim dygjuhësh, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjtë (Tetovë, 2001; Lumina Dardaniei/Drita e Dardanisëi (Muzeu i Letërisës Rumune, Bukuresht, 2004): Drumul Iadului spre Rai/Rruga e Ferrit për në Parajsë (Bukuresht, 2005), etj.

 

* Mirënjohje nga Kombet e Bashkuara (Qendra për të Drejtat e Njeriut), e nënshkruara nga Ibrahima Fall (Bukuresht, 21 tetor 1994), laureat i Urdhërit Kavalier i Mioricës në Fokshan të Rumanisë (2006), laureat i çmimit të Mirënjohjes për Kritikë letrare nga ana e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Drejtoria e Revistës letrare “Pelegrin” në Athinë (2006). Mirënjohje (për donacion dhe bashkëveprim) nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (2007), etj.

 

Një model jetësor që t’i përkujton idealet e Rilindjes Kombëtare

 

Me poetin, përkthyesin dhe publicistin Baki Ymeri, njihem dhe bashkëpunoj prej rreth 10 vjetësh.. Zëri i tij është i pranishëm në gjithë hapësirat shqiptare, sepse mendoj se ka tejet të zhvilluar ndjenjën qytetare të atdhetarizmit, dhe është një gazetar aktiv që reaksionon për probleme të ndryshme që lidhen me kulturën tonë, me politikat ballkanike, e më gjërë. Në përvjetorin e lindjes së tij do të ishte mirë që gjithkush nga ne të kujtohemi për një jetë të shkrirë për shqiptarizëm, për të mbledhur qindra materiale arkivore mbi të kaluarën e komunitetit shqiptar në Rumani, për të botuar qindra artikuj mbi diasporën shqiptare, për një njeri që jetën personale e ka shkrirë në funksion të kulturës kombëtare. Baki Ymeri përbën një model jetësor që t’i përkujton modelet e Rilindjes Kombëtare, një jetë e martirizuar për një ideal të lartë. Do të përmëndja këtu ndihmesën e posaçme që ka luajtur për sensibilizimin e problemit të Kosovës në veri të Danubit, veçanërisht gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, në kohën kur Kosova kishte nevojë për sensibilizimin e saj (1989-1999). Bakiu është njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë, dhe mbi të gjitha për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë, dhe vazhdon ta bëjë të frytshme. (Luan Topçiu, 2004)

 

Konsiderata të pëzemërta

 

I dashuri Baki! E lexova me kujdes shkrimin mbi Biografiine Tuaj te bujshme. U mrekullova dhe ishte diçka me shume se e madherishme. Nuk i ndala dot lotet kur e lexova edhe Poezine Shipkovica qe ishte nje pjese e mozaikut te humbur nder vitet e tmerrit por edhe te krenarise sone. Une Ju pergezoj duke iu deshiruar shendet dhe mireqenje Juve dhe te gjithe atyre qe Ju i doni dhe respektoni. Une i percjell te gjitha shkrimet Tuaja dhe ua dergoj atyre qe i dua dhe e respektojne fjalen e shkruar dhe i konsiderojne njerezit e pendes dhe shkences, misionare te popuullit qe i perkkasin, por edhe njerezimit. Paçi fatin e mirë dhe Ju priftë e mbara! (Prof. Dr. Isuf Dedushaj, 2008). 28/01/2009. Patriotizmi vullkanik i Petru Vullkanit (botuar në www.zemrashqiptare.net). Ka kohë që nuk kam lexuar një studim kaq të përkushtuar dhe të thelluar me dokumente e sintetizues në mendime, në faqen tuaj. Bravo Baki! Le të jetë kërkimi juaj, puna juaj dhe analiza juaj historike, etnike, etnografike e kulturore një sinjal i mirë i brezit të ri të studiuesve. Begzad Baliu (ekspert shkencor në Institutin Albanologjik të Kosovës).

Baki Ymeri duhet të ndihmohet ngase është në rrjedhë të çështjes kombëtare. Puna e tij është e çmuar dhe si e tillë duhet të vlerësohet, prandaj çdo ndihmë ndaj zotit Baki është ndihmë ndaj çështjes sonë. (Ali Podrimja), Baki Ymeri eshte zjarri i Shipkovices ne diaspore (Sali Bashota). Intelektual shqiptar si yll i pashuar në megrim (Nexhip Alpan). Baki Ymeri është poet dhe atdhetar. Jeta dhe sakrificat e tij, përherë ma përkujtojnë Nikolla Naçon e madh (Alush Kamberi), Njeri patriot dhe çemërçelur (Elida Petoshati). Njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë, dhe mbi të gjitha për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë, dhe vazhdon ta bëjë të frytshme (Luan Topçiu), Bakiu është një penë e ngrohtë dhe e pastër shqiptare (Agim Shehu). Përkthyes i shkëlqyer i letërsisë, përhapës i zjarrtë i kulturës, bashkëpunëtor aktiv i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, dhe mbi të gjitha: mik besnik i revistës Shqiptari (Xhelku Maksuti). Librat që ka përkthyer Bakiu kanë bërë bujë të madhe në Kosovë. Ç’dokush që e njeh, e uron, admiron, përgezon dhe respekton. Bakiu eshte i një emër i nderuar, i çmuar dhe i dashur, i letërsisë shqipe dhe tërë shqiptarisë. Artikujt, mendimet dhe letrat e tij janë të pasura, të dashura dhe të ngrohta. Janë mendime që burojnë nga një shpirt i frymëzuar dhe admirim i pakufishëm ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe Rumanisë, ndaj Perëndimit dhe Perëndisë. (Miradije Ramiqi)

Bakiu bën një punë të mbare në shërbim të komunitetit ku jeton, dhe në shërbim të gjithë shqiptarëve që meritojnë të sakrifikohet dikush për ta. I kam parë artikujt, librat dhe revistën e botuar të tij. E përgëzoj ngase është duke bërë një punë të madhe për afirmimin e krijimtarisë shpirtërore të popullit shqiptar. E shpërbleftë Perëndia për kontributin e tij! Past një jetë të gjatë dhe qoftë i bekuar për jete! Paqë dhe shëndet për një Baki Ymeri që digjet për shqiptarinë! (Hajro Hajra). Puna vullnetare që bën për ta mbajtur gjallë revistën Shqiptari, është një mund i denjë për t'u lavderuar. Bakiu është mik i mirë, shpirt i frymëzuar, shqiptar i kulluar, atdhetar me zemër të zjarrtë (Vlashi Fili). Aktivist i dalluar i komunitetit shqiptar (Rozi Theohari). Bakiu eshte i pathyeshem dhe frenetik, si nje det i papermbajtur, si  nje pullumb shtepie eshte Bakiu, i pandalshem, i papermbajtur, i pashtershem (Riza Lahi). Bakiu ka bere shume pune me shqiptaret e Amerikes. Besoj te Jua dine per ndere. Rilindasit kane botuar e kane qendruar ne Rumani. Per me teper, Sami Frasheri, ne vepren e tij gjigante "Shqiperia c'ka qene, c'eshte e c'do te behete" shkaruan se si populli me miqesor me shqiptaret, jane Vllehet (Begzad Baliu).

Nuk e njoh por e shoh dhe lexoj shpirtin e tij bujar dhe zemren e tij te madhe. Bakiu eshte njeri i dashur, i nderuar dhe respektuar. E vleresoj edhe per patriotizmin e tij te larte qe e karakterizon, dhe per cdo gje ben per te miren e Shqiperise dhe bijve te saj (Pierre-Pandeli Simsia). Baki Ymeri eshte dashamir dhe veprimtar i devotshem i kauzes shqiptare ne bote Na befasojne artikujt e tij me permbajtje atdhetare lidhur me bashkatdhetaret tane qe kane vepruar dhe veprojne ne diaspore. Bakiu din ta mbaje gjalle shpirtin shqiptar te degdisur tejmatane rrugëve te botes. (Ibrahim Egriu). I nderuar Baki, Të falemnderit për shkrimin e mirë "Skënderbeu...". Të falemnderit edhe për dërgesat e herëpahershme. Shfrytëzoj rastin të të përgëzoj për punën e madhe dhe shumë me vlerë që po e bën. Shëndet, suksese dhe gjithë të mirat! (Kadri Rexha). I respektuari Baki! Ne me siguri nuk njihemi, por për mua jeni bërë një shtyllë e fortë e kalasë kombëtare. Shkrimet Tuaja me vlerë dhe me interes të madh po i përciellim me vëmendje. Ajo që Ju me shkrimet Tuaja po e informoni Opinionin Kosovar dhe shqiptar në tërësi ështe me vlera të larta profesonale dhe shkencore. Ju përgëzoj duke Ju dëshiruar suksese në rrugët e shkencës. Ju priftë e mbara dhe paç fatin e mirë! (Isuf Dedushaj, 2007).

 

O Baki vëllai, Po i lexoj me shumë dashuri këto shkrime të mrekullueshme. E kam për ty një fjalë: Zoti të bekoftë për punën që je duke e bërë! Është një mrekulli mahnitëse! Më shumë dashuri të përshëndet (Daut Demaku) Nuk dua te perfshihem ne polemiken pa takt ne lidhje me Baki Ymerin. Dua vetem qe nga poziat e historianit te albanologjise te Ju kujtoj te gjithe juve se Baki Ymeri nuk eshte minister i puneve te jashtme te Rumanise, por nje prej perfaqesuesve te denjte te kultures shqiptare ne ate vend dhe nje njeri, i cili ben shume pune ne prezantimin e kultures shqiptare atje. Kete e them, natyrisht, jo duke u mbeshtetur ne ato qe ai shkruan ne internet, por ne ato qe ai ka botuar ketu e tridhjete vjet me radhe, ne shtypin e Prishtines e te Shkupit. Me respekt, Begzad Baliu (2008). Duke lexuar herë pas here në internet shkrimet e Baki Ymerit, kam vënë re se zemra e tij rreh vetëm për interesin tonë kombëtar dhe energjitë intelektuale i vë në dispozicion të kësaj çështje të madhe. Sinqerisht e përgëzoj për këtë punë të shenjtë që po bën atje ku është. Me këtë rast, me shumë respekt po ia dërgoj librin tim “Përmasat e mbijetesës” që është produkt i aktivitetit tim gazetaresk gjatë luftërave shqiptare të vitit 1999, si dhe i kontributit të popullit shqiptar për të këputur vargonjtë e robërisë. (Besim R Cengu)

Distanca e saktë ndërmjet zemrës dhe fjalës

(Baki Ymeri, Poema të mëndafshta, Tipo Moldova, Jash, 2012)

 

Skënder Zogaj

 

Baki Ymeri, ky “mëkatar” i prekjes së luleve! Këngëtar fluturak i paskrupullt që hap kurora dhe shfeton petale e pastaj, si një princ magjik, nxjerr nektarin e poleneve shumëngjyrëshe, për të përmbushur gurrat e dashurisë njerëzore me mjaltin që vetëm një ëndrrimtar, zemërndjeshëm si ajri dhe i tejdukshëm si rrezja, din të gatuajë dhe t’i ushqejë psherëtimat përshpëritëse të zemrës së prekur nga magjia e frymave hyjnore, që me shekuj e mëkojnë ëndrrën mëkatare të Adamit dhe Evës! A s’më thua, kush ta solli dridhjen kaq të ëmbël të buzëgazit dhe stërpikjen e lotit kaq të përvëluar për prekje buzësh të flakta? Kush? Pse? Si? Mos më thuaj asgjë, të gjitha i di, sepse të pash në lëndinat e frymëzimit me ishuj plot dritë, tek u zgjove nga ëndërra ndër rafte librash dhe thirre: ”E dashur,/ Eja të bëhemi fqinjët e dritës!/ Eja/ E hapi këto libra të lashta/ Dhe lermë/ Të ta përkëdhel trofenë!” (Fqinjët e dritës).

 

Poeti Baki Ymeri e meriton xhelozinë e lexuesve ziliqarë, të cilët duke mos e pasur fatin e tij, sado zemërakullt që të jenë, do t’i ngacmojë ndjenjat lakmitare ndaj gurrës së vargjeve të mëndafshta, që të mbërthejnë që në shikim të parë dhe të mbajnë fort shtërnguar deri në fund të librit. Fillim e mbarim ndodhesh në një atmosferë magjepsëse, me: “Dhoma të magjepsura,/ Fjalë magjepsëse,/ Vasha të magjepsura” të cilat poeti edhe kur nuk i ka ende të njohura, i pandeh: “Ma merr mendja se ato janë/ Porsi lulet e magjepsura/ Që i ka kafshuar dashuria/ Apo shija e padurimit/ Për t’u përkëdhelur.” Kjo është vjersha Mendimet, në strofën e fundit të së cilës poeti, me sharm prej xhentëlmeni të vërtetë, magjepsjen apsolute e shijon: “Madje edhe Fontana e oborrit/ Pëshpërit/ Në vargje të dashurisë.” i vetëdijshëm se aventurat dashurore nuk janë të lehta, megjithatë sypatrembur shpreh ambicien e tij: “Ndërsa unë,/ Që nuk e dija aq mire/ Se prej nga / Mund të fillojë disfata,/ Kisha lakmi të mbetem.”

 

Lakmia për t’iu rrekur magjepsjes është këmbëngulëse, pavarësisht nga disfata, dhe këtu, Baki Ymeri na e kujton Biblilin e gjuhës shqipe, Naim Frashërin e pavdekshëm, i cili në magjepsje, prante që të bëhej baltë e pluhur, për ta shkelur këmba e saj... I paepur - me zemër kristali në dorë e me shpirtin e florinjtë në buzë, porsi Ovidi, edhe heroi lirik i Poemave të mëndafshta, ka vajtur në qytetin e kapitjeve të ëmbla, për ta ndjerë ritmin e brendshëm të shtatit të hijshëm, që i përngjan një fushe të bukur me dredhëza të ëmbla. Kemi këtu një apostrofim aristik jashtëzakonisht përsonifikues, që reflekton përjetim të thellë ndjenjash të sinqerta të një bote të pasur dhe të pastër shpirtërore, e cila bukurisë i gjegjet pa hezitim kur e dëgjon lutjen: “Eja edhe njëherë/ I dashur/ T’i shijosh dredhëzat/ E buzëve të mia/ Porsi në mesverrë”.

Në mjeshtrinë e të shkruarit të Baki Ymerit ndjenja e përgjegjësisë që arti të jetë në funksion të lumturisë së vërtetë, është vazhdimisht e theksuar dhe e shtruar qartë: mirëkuptim reciprok, larg pasionesh të shfrenuara dhe devijimesh morale, që e lëndojnë dashurinë e devotshme. Kur ky kriter nuk zbatohet, acarohen inater, dhe domosdo manifestohet ndjenja e hakmarrjes: “Tani është radha jote/ Të vraposh pas meje/ Dhe s’do t’i gjesh flatrat e mia/ Ngase aq shpirt kam vënë në to.” (Kaltrina). Bredharakut të pandalshëm, dashnorit të madh rebel dhe lozonjarit të ëmbël, në çast i pikon zemra sapo shfaqet engullit dhe gjiuthë afsh pyet: “Kush është ky ëngjël / Që po pret në dritare/ E pyeta hënën/ Dhe ajo m’u përgjegj/ Më mirë është mos ta dish!” (Fryti i ndaluar).

Dëshira për lumturi është jetike dhe gjithënjerëzore, por nuk është mirë që të arrihet me çdo kusht. Autori e sugjeron si mënyrën më të drejtë të arritjes së lumturisë individuale, në kuadër të lumturisë shoqërore, ku duhet të sundojnë rregullat e drejta dhe obligimet e ndërsjella njerëzore. Këtë fenomon Baki Ymeri e elaboron thjeshtë dhe saktë, duke apeluar ndërgjegjësim të njerëzve që ta kuptojnë se: “Asgjë nuk na ndihmon/ Në shqyrtimin e problemeve/ Të ndërgjegjes/ Porsi ndërgjegja”,  sepse “Brutaliteti i burrit./ Besnikëria e gruas,/ Lazdrimi i lahurisë// Janë gjithfarë problemesh// Që na bëjnë telashe.“ (Probleme të ndërgjegjes). Kjo është krejtësisht normale, sepse, janë një varg faktorësh që e determinojnë ekzistencën tonë duke i dhënë dimensione magjike qenies njerezore, që nuk mund t’i ketë kurrë dy njerez plotësisht njësoj. Mbase pikërisht kjo veçanti apsolute e shquan dhe e bën jetën njerëzore kaq të ëmëbël dhe të bukur. Prandaj poeti kritikon shkëputjen ekstreme, e cila është e keqe dhe krijon telashe. Qëndrimi ters nuk le vend për dashuri: “Krejt bota flet për dashuri/ Vetëm ti flet/ Për mjaltën e mashtrimit.” (Brishtësi).

  

Udha e Poemave të mëndafshta shpie tek fontanat shqiptaro-vllahe ku, Gratë e bukura, qepalla mbyllura qëndrojnë përmbi foshnjet e përgjumura dhe luten “Jepma Zot qetësinë!” Poetit gjithë përmallim i kujtohet fëmijëria e tij dimërore, nëna që i flet për dimrin dhe krojet, vëllëzërit që i njeh nga trokitja në portë, babai duke ofsharë sa herë që shprehte një mall në gjuhën shqipe... Në këtë varg vjershash lexuesi e ndjen peshën e një brenge të gjallë, të thellë, të zjarrtë t’ia ngacmojë krahërorin. Mirëpo, poeti nuk e pranon përuljen as ndaj vuajtjes, dhe shpërthen: “Hidhe trishtimin hyjneshë!/ Merre përsëri trajstën, shigjetat/ Dhe nisu gjurmave të gjahut/ Do ta gjuash bukurinë./ Hidhërimin/ Zhyte në burimin e lumtur/ Që shikon kah ti!/ Merri sërish: trajstën, shigjetat/ Dhe nisu gjurmave të gjahut/ Për ta gjuajtur bukurinë/ Që na e turbullon mendjen! »

 

 Poeti çlirohet nga ankthi i rastit dhe vazhdon shpalimin e kujtimeve. I shfaqet vllahinka e bukur:  “Porsi zoçkë e vjedhur je/ Nga erërat përmbi dhe.”, ndërkohë që bën një Deklaratë dashurie për dilemën ku qëndron: “Distanca e saktë/ ndërmjet zemrës dhe fjalës”. Pason Finalja e madhe që ia mundëson takimin me Bukurinë e Mrekullisë së gjallë, në gjinjtë e së cilës frymëmarrja i prehet dhe, e thotë Fjalën e fundit dhe hidhet “Në dritën e përjetshme”. Këtu përfundon Zjarri i Shenjtë i vëllimit Poema të mëndafshta, (i botuar këto ditë edhe në gjuhën rumune, me titullin “Poema të pushta”), që pa fije dyshimi në shqip tingëllon më bukur “Poema të mëndafshta”. Përshtypjet që po ia drejtoj lexuesve, lënë shumë për t’u dëshiruar, sepse gjerësia tematike dhe thellësia artistike e krijimeve të këtij libri, janë për një qasje shumë më të mirëfilltë analitike. E meriton kjo vepër dhe autori, që krahas bukurosheve të Bukureshtit, të Konstancës e të Brailës, e kanë frymëzuar edhe zanat e Dardanisë, me zjarrin dhe guximin e të cilave ka realizur krijime të shumta vlerash të çmueshme letrare dhe artistike.

Bukureshti ka nevojë për ndihmën tuaj

 

Alush Kamberi shkruan: Humaniteti është shkëlqim i shpirtit njerëzor. Baki Ymeri është një kreshnik i kulturës shqiptare që ka nevojë për ndihmë humanitare. Duke e kujtuar figurën e madhe të Nikolla Naços, me të cilin, unë e identifikova Baki Ymerin, konstatoj se përkushtimi i tyre kombëtar, si dhe vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë identike. Bakiu jeton dhe vepron aty ku shkëlqente shqiptaria. Ai vazhdon të jetojë fare i vetmuar, në kushte shumë të vështira ekonomike dhe shëndetësore, pa kurrfarë të ardhurash. Nuk ka as rrogë e as pension. Përpos vullnetit të jashtëzakonshëm për t'i afirmuar vlerat kombëtare, madje, duke përjetuar varfërinë, këtë të vërtetë vështirë se ia thotë kujt! Edhe tani kur ka edhe probleme shëndetësore, pas një operacioni të vështirë nga kanceri në ballë, ai ende nuk ka arritur t'i paguajë shpenzimet e ndryshme që ka. Por, ja që ai vetë, nuk e thotë dot këtë të vërtetë! Si do që të jetë, Bakiun nuk duhet ta lëmë që të vuajë, sepse i kemi borxh, si komb! Konton në euro mund ta merni këtu:

 

Imeri Baki. Banca Romaneasca. Swift BRMAROBU (Cod IBAN) RO86 BRMA 0520070257895400

Ja motivet e përkrahjes: Për afirmimin e Kosovës në gjuhën rumune. Për botimin dhe mbajtjen gjallë të revistave “Shqiptari” dhe “Kosova”. Për zbulimin dhe shpëtimin e vlerave të vjetra shqiptare. Për furnizimin e bibliotekave rumune me literaturë shqiptare. Për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe mbrojtjen e imazhit të saj në veri të Danubit. Për kontributin që ka dhënë për afirmimin e Nënës Tereze në kohën kur ne dinim shumë pak për biografinë e saj të shenjtë. Baki Ymeri është në rrjedhë të çështjes shqiptare dhe çdo ndihmë në adresë të tij është ndihmë e kauzës kombëtare, ka thënë Ali Podrimja në vitin 1995. Prandaj, Ju lus ta ndihmojmë!

BIO-BIBLIOGRAFI

 

Baki Ymeri është i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. U lind në Shipkovicë të Tetovës (1 gusht 1949), nga një baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga një mama rumune (Aurelia Graur). Kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisë, arratiset në Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe në Bukuresht (1975). Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet

Viti i Heroit tonë Kombëtar- në Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi

 

Për mendimin politik e kulturor gjithë shqiptar viti 2018 është Vit i Gjergj Kastriotit. E teksa kthen mendueshëm fletët e historisë mëson se 550 vjet më parë vdiq Heroi ynë Kombëtar. Vdekja, rëndom nënkupton fikjen e një jete, mbylljen e një porte, shuarjen e një historie. Me Skënderbeun nuk ndodhi ashtu. Emri i tij nuk u harrua asnjëherë, porta e lavdisë së tij nuk u mbyll kurrë. I rëndomtë, si gjithë të tjerët që nganjëherë i rastiste edhe të ftohej e të kollitej (siç thotë Kadare), ai mbeti i pa rëndomtë për kohën e tij, i papërsëritur në shekujt e ardhshëm për atdhedashurinë e luftërat për liri e pavarësinë e Arbërisë e Europës së tij. Prandaj  u shkrua aq shumë, u këndua aq shumë dhe u fol aq shumë për Skënderbeun. Thjeshtë e bukur, lehtë e këndshëm, ashtu siç e meritonte.

Dy qeveritë tona bënë mirë si asnjëherë tjetër kur sollën vendimin që 365 ditët e vitit 2018, të agojnë e të perëndojnë për shqiptarët në shenjë të emrit hirplotë Gjergj Kastrioti.

 

Skënderbeu u është dashur shqiptarëve dikur. Jo si luks i tyre por si bazament themeltar i

dy Shqipërive, të parës të themeluar më 28 nëntor 1912 dhe të dytës të shpallur më 17 shkurt 2008.

 

Skënderbeu do t´ju duhet shqiptarëve përgjithmonë. Si faqe e ndritur, si yll rrezatues, si orbitë e vetme e ekzistencës sonë euro-perëndimore.

Nëpër data historike e momente jetësore të Skënderbeut

 

* Gjergj Kastrioti u lind më 6 maj 1405. Jetoi 62 vjet, 7 muaj e 11 ditë.

 

Gjergji ishte më i riu nga tre vëllezërit e pesë motrat sa ishin gjithsej në familjen Kastrioti.

 

Sulltan Murati e mori peng fare të ri. Në Edrene ai mësoi artin ushtarak, meritoi gradën spahi,

 

sanxhakbej, gjeneral dhe në fund titullin më të lartë të Perandorisë Osmane “ Skënderbe”.

 

U kthye në atdhe dh valëviti të lirë flamurin kuq e zi në kështjellën e Krujës më 28 nëntor 1443

.

Më 23 prill 1451 u martua me vajzën e bukur të Arianit Komnenit nga Kanina e Vlorës.

 

Gjergj Kastrioti fliste (së paku) shqip, latinisht dhe osmanisht.

Besëlidhja e Lezhës është bashkimi i parë politik i shqiptarëve i udhëhequr nga Skënderbeu.

Bashkëluftëtarë të ngushtë kishte: Lekë Zaharinë, Gjon e Teodor Muzakën, Stres Balshën, Pal

Engjëllin, Gjergj Arianitin, Andrea Topinë, Vrana Kontin, Nikollë, Pal e Lekë Dukgjinin, Pjetër Spanin, Lekë Dushmanin, Moisi Golemin etj.

 

Skënderbeu arrinte të bashkonte në maksimum 40 mijë ushtarë. Të gatshëm për luftë kishte: 3 mijë luftëtarë kufitar që i drejtonte Moisi Golemi; 8 mijë kalorës dhe 7 mijë këmbësorë special që ishin garda e tij.

 

Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, i fitoi 29 e humbi vetëm një- Betejën e Beratit si pasojë e tradhtisë.

Tre sulltan me nga 100 mijë ushtarë e mësynë por pa sukses: Sulltan Murati i ll-të dy herë dhe sulltan Mehmeti (i biri i Muratit të dytë) një herë. Gjeneral Evrenoz Pasha e pësoi edhe me keq se sulltanët e parë.

 

Gjergj Kastrioti përjetoi edhe tradhtinë: të nipit Hamza Kastrioti të cilin e mundi, e zuri rob dhe pastaj e liroi. Hamzai iku në Turqi, atje e përfundoi jetën si i mjerë e lypsar rrugëve të Konjes. Në figurën e nipit tradhtar ka diçka burrërore- thotë Kadare. Ai e kuptoi se mëshira e ungjit ishte e madhe. Por s´e kuptoi dhe s´e duroi dot pabesinë e vet karshi xhaxhait, prandaj i dhuroi vetës një fund të mjeruar. Dhe tradhtinë e Moisi Golemit të shkretë të cilin e mposhti joshja e gruas smirëzezë. Moisiu u pendua (pendesa e tij është shembull i shkëlqyer i burrërisë sonë), u kthye të Kryezoti Skënderbe dhe i qëndroi besnik deri në vdekje

.

Gjergj Kastrioti ndihmoi edhe Vatikanin dhe mbretërinë e Napolit. Vet Papa Piu u nis për ta kurorëzuar mbret të Arbërisë por nuk arriti. Mbreti i Napolit i dhuroi 60 klm katrore tokë dhe një kështjellë. Në këtë kështjellë u strehua familja Kastrioti pas vdekjes së Gjergjit.

 

Mes shumë fjalimeve të bukura të Kastriotit dy kanë mbetur si lapidar në gjithë historinë e oratorisë shqiptare. I pari i kohës kur u kthye në Shqipëri teksa tha para popullit “Lirinë nuk ua solla unë por e gjeta mes jush” dhe i dyti i kohës kur po ikte nga kjo jetë teksa u drejtohej gjeneralëve të vet “ Edhe shteti më i fuqishëm dhe më i shëndosh do të shembet kur kaplohet nga grindjet dhe mëritë”.

 

Historianët e shumtë e konsideruan si gjeneralin dhe strategun më të madh në historinë e botës pas Aleksandrit të Madh, Jul Cezarit dhe Napolon Bonapartit.

 

Ndërkaq Marin Barleti ishte nga të parët historianë që shkroi librin për jetën e luftërat e Skënderbeut. Librin e shkroi latinisht e pastaj vepra e tij u përkthye në 40 gjuhë të botës. Në shqip është përkthyer gati 500 vjet më vonë. E habitshme por e vërtetë!

 

Për jetën veprën e Skënderbeut janë shkruar rreth 600 libra, ka mbi 10 mijë njësi bibliografike. Për asnjë shqiptarë tjetër nuk është shkruar e folur më shumë sesa për Skënderbeun. Për këtë gjigant shqiptar të shekullit XV-të janë bërë shumë vepra artistike: piktori holandez Rembrandt i bëri portretin, shkrimtari amerikan Llongfellou shkroi një poemë të bukur, kompozitori italian Antonio Vivaldi shkroi një operë, francezi Francois Rebele bëri një operetë. Buste, shtatore, rrugë e sheshe me emrin e Skënderbeut ka kudo në Europë, Amerikë e Australi. Në Suedi na ngelet neve së bashku me institucionet suedeze të insistojmë për një rrugë a shesh me emrin e tij.

 

Skënderbeu vdiq në mëngjesin e hershëm të 17 janarit të vitit 1468. Lekë Dukagjini e dha kumtin e zi para popullit që priste i brengosur në Lezhë.

Skënderbeu është personaliteti më i veçantë i historisë shqiptare, gjoksi mbrojtës i elitës e i qëndresës europiane. Emri i tij nënkupton prozën që rrëfehet këndshëm gjithmonë, sagën më përrallore të qëndresës edhe për mijëvjeçarët tjerë. Me Skënderbeun, shqiptarët janë e do të mbesin krenar kurdo sepse në jetën e veprën e tij zë fill optimizmi, dashuria, qëndresa, liria. Të gjitha vlerat njerëzore që rrisin e mbajnë gjallë popujt.

Q. KRYEZIU

 

Zyrafete Manaj

 

 

 

MATURANTËT

 

(Kushtuar dy maturanteve të vitit 1981 Myrvete Kryeziu dhe Rahime Hoxha).

 

Atë ditë ajo ishte zgjuar më heret se rendom. Kishte larë fytyren dhe kishte dalur para pasqyrës, krihte flokët, me lapsin e zi vijëzoi syt, për aq sa lejohej makiazhi i fytyrës për vajzat në atë kohë. Gjat rregullimit ishte përfshirë nga një entuziazëm i pa parë. Paramendonte veten krah rinisë e cila do protestonte ndaj një regjimi që me vite të tëra shkilte lirinë e popullit të saj, i dukej vetja si një zogë në fluturimin e lirë. Në fytyrë i shihje atë buzëqeshjen e ëmbël të vajzës së qet e të matur, por ndaj padrejtësive të sistemit ishte këmbëngulse dhe e vendosur. U përkul në shkallët e ballkonit, në dalje i shkoi mendja tek protesta, a thua sa do të bëhemi sot...? A do ti përgjigjet rinia dhe populli thirrjës së protestës? Po nga shkolla jonë, a do jemi shumë, si do të reagojnë mësimdhënësit, drejtoria e shkollës, si do rrjedhin ngjarjet...? Mjëra pyetje të mënjëhershme i vinin në kokë. Duhet të jemi shumë, të zëshëm dhe të vendosur ndaj padrejtësisë së këti sistemi që çdo ditë e më tepër na e zë frymëmarrjen e na vret fjalën e lirë, vazhdon me mendimet e saj, vendosi një hap djathtas, ju afrua qantes ku e kishte lënë. Mori atë e hodhi në krah dhe u drejtua nga nëna, për ta arsyetuar vonesen e kthimit nga shkolla, që do ta bënte sot e i tha, nënë unë do vonohem sot, kemi praktiken e radhës prandaj do kthehem vonë në shtëpi, nëna pa e vrarë mendjen i uroi një ditë të mirë dhe u ndan.

 

Tek ura e madhe e qytetit u takuan me shoqën e bankës Rahen dhe bashkë vazhduan rrugen deri tek stacioni i autobusve, aty ku kishin lënë takimin me shokët dhe shoqet e klasës, me ata që kishin patur besimin dhe kishin marrur vendimin të shkoninë në demostratën e Prizrenit. U takuan me pjesën tjetër, për mos me ra në syrin e milicisë u ndan nga dy e nga tre dhe u përzien me udhëtarët e rëndomtë që do udhëtonin për hallet e tyre me autobusin e linjes Suharekë - Prizren.

 

Në syt e secilit prej tyre shihje një entuziazëm, ata sot vërtet shkonin në një praktikë ndryshe, një praktikë për të sprovuar fuqinë e vrullit rinorë, në një protestë gjithëpopullore, në ballafaqimin e një beteje të pabarabart me njerëzit e uniformës blu dhe ndihmësve të tyre, por këta sot kishin me vete, fuqinë e shpirtit të lirë. Për t'i thënë në sy dhe drejtëpërdrejtë këti sistemi, që gërryente nën këmbë dheun e liridashësve, se ky vend ka zot dhe se për zot, do jenë ata të cilët do mbjellin farën e lirisë dhe të pavarësisë në tokën e stërgjyshërve të cilët me sakrifica dhe gjak ua lan amanet. Për këtë liri, që ne sot e kërkojmë, sa shumë u vran,u përsekutuan, u burgosen dhe u anatemuan.

 

Etja duke u rritur dhe brymosur me fjalët e të atit, me përpjekjet dhe mundin që ai tregoi gjat gjithë jetës, për liri dhe të drejtat e simboleve kombëtare, siç ishte shkollimi dhe e drejta e flamurit tonë kombtar,nuk kishte si të mos ishte e till. Ajo ishte fare fëmijë, kur babai i saj në ditën e 8Tetor të vitit 1968, u bë mburoje i gjallë për ta mbrojtur flamurin kombtar i cili u vendos në qendër të Suharekës, nga atdhetari dhe patrioti Haxhi Bajraktari.

 

Ajo që në fëmijërinë e hershme filloi të mësojë vjerrshat e Naim Frashërit e të Fishtës, ku babë Rrahmani nxirrte nga librat ilegale të kohës e ia mësonte, pastaj nejave të shumta që bënin burrat e asaj kohe nëpër oda burrash , e thërriste Eten dhe i thoshte t'i recitonte në mesin e tyre.

Eh si e ndjente veten sot ajo...! Tërhoqi anash shoqën e saj Rahen dhe e entuziazmuar i tha:si po më duket vetja sot, sikur minutat më bëhën orë dhe nuk po kam durim deri sa të vi autobusi i linjës. Edhe ajo kishte ndjenja të përziera, u munduan ta qetësojn njëra tjetrën dhe ju afruan një plake që edhe ajo ishte në pritje të autobusit.E bënë këtë veprim se frigoheshin mos dikush po zbulonte konspiracionin e tyre dhe do të dështojnë në qëllimin e caktuar.

 

Hypën në autobus, ashtu siç kishin vendosur të ecnin nga dy e nga tre, rrugës nuk mungonin gallatat dhe të qeshurat, donin të ishin sa më të natyrshëm gjat udhëtimit dhe sikur stresin e aksionit e mundenin me veprime të tilla. Po sa mbërritën në Prizren, disa ecnin në trotuarin në të majt e disa në atë të djathtin. Her pas here rrotullonin kokat për të parë se a ishin të gjithë në rrugën e duhur. Arrin të shkolla e lart, në fillim student e nxënës ishin shpërndar nëpër tërë hapsirën shkollore, brenda dhe jasht saj. Ato të dya ishin ofruar tek trungu i një druri të larë, ishin mbështet në trupin e tijë, njëra nga e majta dhe tjetra nga e djathta dhe diq llafoseshin, sa për të dhënë të kuptohej se bënin bisedë rrethë shkollës apo ndonjë bisedë rinore.

 

Pas disa minutave, erdhi koha kur ishte planifikuar të shpërthejë protesta, një i ri student, erdhi dhe u vendos në mesin e oborrit të shkollës së lart, filloi të flas më të madhe, shoke, sot mësim nuk ka. Sa nxorri fjalët e para, masa e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme të Prizrenit, Suharekës dhe qyteteve tjera për rreth, u bashkuan dhe rrethuan studentin që vazhdonte fjalimin e tij. Sot të dashur student e nxënës, do të solidarizohemi me protesten e studentëve të Prishtinës, se padrejtësive të sistemit të Jugosllavisë i ka ardhur fundi. Foli pak minuta dhe fjalën e morën edhe disa student tjer.

Etja nuk u përmbajt, shtyu me bërryla të ritë dhe u fut në mesinë e turmës për të fol edhe ajo.

 

Shok, rrënjët e këti sistemi janë kalbur sepse ai nuk ka themele për ta bartur tokën iliro-shqiptare mbi super. Kjo është toka shqiptare den-babaden, prandaj sot të gjithë bashkë t'i tregojm se rinia shqiptare nuk duron më. Fjalën ia ndërpreu studenti që foli i pari, mund të rrezikohemi dhe mund të na rrethojnë forcat policore, prandaj sa më shpejt, të gjithë të nisemi për në Shadervan. Turma nis rrugë, sa hap që hidhnin përpara, njerëzit që ishin të rastësishëm në rrugë, bëheshin bashk me turmën e studentëve. Afroheshin nga të gjitha anët, tregtaret linin dyqanet dhe i bashkoheshin proteste, plasi kënga dhe brohoritjet, kërkesa të cilat bëheshin çdo herë e më politike, duam liri, Kosova Republikë, lironi studente e burgosur në Prishtinë e të tjera.

 

Rritej masa e popullit, milicët dhe falangat e pushtetit, inspektorë, njerëz civil e marionetat e tyre, ishin mobilizuar dhe kishin zënë pritën në rrugën kryesore që lidhëte shkollën e lart me qendren e qytetit. Filloi një përleshje mes demostruesve dhe milicis e njerzëve të shtetit. Ndër rreshtat e parë, krah për krah ishin edhe dy maturantet e Gjimnazit "Jeta e Re" ato vërtet kërkonin një jetë të re, për popullin dhe atdheun, mu ashtu si e kishin emruar dhe shkollen e tyre ku shkonin për të zënë die.

U zhvillua një betejë e pa barabart, Myrvetin e tërhoqen dy polic për krahu e drejtuan në një rrugicë ku kishin lënë veturën e policisë, kurse Raha ishte shtyrë në anën e majt të rrugës dhe ndihmonte një të plagosur dhe posa u ngrit nga trotuari djali, të dy me vrap u larguan nga zona e rrezikshmërisë.

Ajo pa se Eten e arrestuan dy milic dhe nuk i bënin këmbët të ikte larg nga vendi i trazirës,turma herë shpërndahej e her dilte nga rrugicat e ngushta të shtruara me kubza gurësh, ku të ritë nxirrnin ato dhe i gjuanin pjesëtarët e uniformuar të shtetit artificial Jugosllavë e herë bëheshin bashkë afër vendit ku filloi përleshja.

 

U afrua mbrëmja, Raha nëpër rrugët alternative të qytetit, arriti në stacionin e autobusve, aty pa 5-6 shok me të cilët kishin ardhur bashkë në protest. Rrinin larg shoku-shokut dhe vetem shiheshin, sikur komunikonin me sy. Njëri nga ata eci bri Rahes dhe me një si shushurimë e me shpejtësi e pyti, ku është Etja? Raha nuk foli fare vetem ngriti supet dhe i dha për të kuptuar se nuk e dinte. Erdhi autobusi i linjës për Suharekë, në autobus hypen edhe tre fytyra njerëzish të cilët u panë me turmën e policisë, u kuptuan se ata ishin njerëzit e pushtetit dhe përcillëshin udhëtarët për të marrur ndonjë informatë dhe për të identifikuar ndonjë nga demostruesit.

Raha zbriti ne stacionin e autubusit që ishte afër fabrikës së gomës"Ballkan", në Suharekë, ecte me një hap dyshues, të shkonte drejt në shtëpi apo të informonte familjën e shoqës të cilën e kishte arrestuar milicija e shtetit.

 

Hamendej, si të vepronte. Më në fund ju bind arsyes, do shkojë dhe do t'i lajmrojë prindërit e Etes.

Hyri ne oborr, tani kishte rënë muzgu i mbrëmjes dhe pa trokitur në portën e oborrit hyri brenda, nëna e Etes ishte jasht, me një enë në dorë u befasua kur pa Rahen dy hapa larg saj. He bija ime çka e mire të solli në këtë kohë?! Dhe pa pritur përgjegjen nga vajza pyti, po Etja nuk ndodhet me ty...? Raha filloi t'i tregoj po fjalët i dilnin me një vështirësi sa filloi të belbëzoi.

Nënë ne ishim në demostrat sot, në Prizren dhe Eten e arrestuan, e moren dy milic e ngrehen për krahesh dhe nuk e pash deri në fund se çka ndodhi ma vonë. Fliste Raha dhe dridhej e tëra, i dukej sikur kishte trathtuar shoqën.

 

Mirë moj bijë mirë,i dëgjuam të gjitha në lajmët e mbrëmjes, ma mori mendja dhe nuk dyshoja që Etja me shokët dhe shoqet nuk do të ishte aty. Ti eja hyr brenda dhe qetsohu, jo nënë se është vonë, atëherë po të përcjell nëna deri në shtëpi që mos vrehesh nga ndonjë njeri i keq, nëna aludoi për njrëzit e shtetit të cilët i takoje në të katër anët e rrugëve.

Sa u kthye nëna dhe hyri në dhomë, i tregoi bashkshortit se Etja ishte arrestue në demostrat. Hajli na qoft, lëshoi një zë babi i Etes, më tepër nga një lajm i pa pritur sepse nuk kishte besuar se vajza e tij kishte marrur at hap të duhur sesa nga befasia e arrestit.

Shtruan sofrën të gjithë u ulën rreth saj për të ngrën darkë. Po kujt i hahej në atë situat kaosi, nuk dihej se sa njerëz janë arrestuar, e a kishte ndonjë të vrarë...

Lajmet e mbrëmjës treguan për demostraten por nuk thanë në detaje si shkoi e tër ngjarja.

Pas një heshtje gjat ngrënjës, u hap dera dhe hyri Etja,e qet e me një buzëqeshje i uroi me një mirë mbrëmja. Të gjithë me një zë, sikur në korë thirrën , a erdhe a?!

Po erdha dhe sa u ul filloi të tregojë se si kishte shpëtuar nga burgimi. Më arrestuan dy milic, njëri nga ata iku për të kapur disa djem që gjuanin me kupza gurësh dhe ky tjetri që më mbante për krah, më lëshoi krahun, ktheu korrizin nga unë dhe më tha ik, largohu.

Unë në derën e shtëpisë që pata afër, hyra në oborr dhe posa hyra në oborr, nga shtëpija doli e zoja shtëpisë, më ftoi brenda dhe sa i tregova situatën më tha:Eja ndërroj veshjet që mos të bjenë në syrin e atyre të shtetit.

 

Ndrrova veshjet dhe bashk me zojen e shtëpisë vendosem të shkonim në stacion. Zonja e shtëpisë, një grua pak sa e shtyr në mosh nuk më la vetë, jo moj bij më tha, nëna nuk do të lë vetëm, ju treguat një heroizëm të pa parë e as unë nuk do ta kursej veten. Vetëm nuk të lë, së paku po del nga dera ime dhe dua ta di se ç'po ngjet me fatin tëndë. Etja e mori për krahu dhe si nënë e bijë moren rrugën drejt stacionit të autobusve. Rrugët përplot me milic, tek tuk truponin njrëzit që kishin hallet e tyre, shkuan në stacion dhe autobusi i fundit për atë ditë, i linjës Prizren-Suharekë, ishte në peronin e duhur. Hyn brenda në autobus, nuk kishte shumë njerëz, gruaja kur pa se nuk kishte rrëzikshmëri brenda autobusit tha më zë të lart, sa të dëgjojnë dhe të tjerët:Rruga e mbar bijë, neser kthehu me autobusin e drekës se nëna të pretë prap këtu kur të kthehesh, të fala dajes dhe të tjerëve tek dajët. Sa natyrshem dhe krejt spontanisht improvizoi situatën zoja e shtëpisë, krijoi një situat tanam sikur të ishte vajza e saj dhe u ndanë me një përqafim. Myrveti po rrëfente ngjarjen e shpëtimit, të gjithë në sofër ishin përqendruar në rrëfimin e saj, e kishin harruar bukën fare. Më pas plaku u kujtua, hë mirë de mirë, të ham tash e llafosemi më vonë.

 

Të nesërmën shkuan në shkollë të gjithë ata nxënës që kishin qenë pjesë e demostratës. Fillimisht disa nga ta u bënë bashkë në një këndë të oborrit dhe secili spjegonte sekuenca të ngjarjeve që kishin përjetuar dhe parë në demonstrat. Etja dhe Rahimja qeshnin dhe secila tregonte për veten e saj se si kishin arrit të largohen nga arrestimi dhe ndoshta edhe nga burgosja.

 

Situata filloi të rëndohejë në shkollë. Mungesat e asaj dite të demostratës egzistonin në ditarin shkollorë, profesori kujdestar bënte presion mbi nxënësit për të treguar se ku kan qen ditën e demostratës. Disa nxënës u perjashtuan nga shkolla, i larguan pa të drejtë kthimi për atë vit. Etja dhe Raha ishin pjesë e largimit, drejtori dhe profesori kujdestar i paraqiten si të pa diciplinuara dhe organizatore në shkollë për ti bindur nxënësit tjer që masovisht ti përgjegjen thirrjes së demostratës,gjë që nuk ishte e vërtet, ato ishin më të zhurmëshme se te tjerët por për të shkuar në demostrat ishin njoftua nga pamfletët që ishin shpërndar mbrenda oborrit të shkollës.

Ato edhe pse u përjashtuan nga shkolla, nuk ndejten duarkryq, gjat gjithë kohes ato merrëshin literatur të ndaluar për sistemin, libra, gazeta illegale të kohës si Zëri i Kosovës, Lirija dhe shkëmbenin me pjesën tjetër të Gjimnazit"Jeta e Re" në Suharekë.

 

Në shkurt të'82 ato dya zbulohen nga falangat policore dheUDB-së, sepse kishin shumëfishuar dhe shpërndar një pjesë të pamfletit me titull:Popull shqiptare,ku fliste për padrejtësit e sistemit të Jugosllavisë ndaj Kosovës dhe popullit e rinisë...Si shfrytëzohej pasurija e Kosovës dhe fuqia punëtoreve.....

 

Si nëpërkëmbën simbolet dhe historia jonë etj.

Ishte fund Shkurti, kur Etja kishte një problem shëndetsor, pas analizave mjeksore i rekomandohej që të shtrihej në spitalin e Prizrenit. Operohet dhe mjeket i thon që të rri për disa ditë, derisa ta marr veten dhe të mbyllet plaga.

 

Të nesërmen e operimit shkojnë njerëzit e UDB-së për ta arrestuar, sepse dyshonin në te, për organizimin e protestave brenda shkollës dhe shpërndarje pamfletash. Fillimisht e kërkuan në shtëpi. Ishte ora 4:30 e mëngjesit, kur një grumbull milicësh rrethuan shtëpisë, derën e oborrit e shqelmuan dhe me tyta pushkësh arriten ta hapin, zhurma dhe krisjet në derë i zgjuan pjesëtarët e familjes. Bënë një bastisje disa orëshe, thua se kërkonin për të gjetur një depo me armatim. Moren disa libra, jo se ishin të ndaluar, por më tepër për të gjetur ndonjë pretekst për arrestim.

Etja gjendej në spital, ku një ditë para bastisjes ishte operuar.

Njerëzit e pushteti e mësuan nga familjaret që ajo gjendej në spital dhe se ishte operuar, por ata nuk donin ta kuptonin të vërteten, mendonin se ajo kishte improvizuar sëmundjen dhe shkuan për ta arrestuar në spital.

 

Mjekët u than se ajo nuk mund të nxirret atë ditë nga spitali, kurse ata insistonin që atë ditë ta arrestonin. Këmbëngulja e mjekut i ktheu mbrapsht falangat ugurzeza të shtetit të shpifur dhe arriti që së paku edhe një ditë Etja të jet nën kujdesin mjeksor.

Një ditë pas në pranin e mjekut kujdestar dhe nënës së saj, vin njerëzit me uniformë, e arrestojnë në spital dhe fillimisht e dërgojn në dhomat e hetuesisë në Prizren.

Sigurimcat nuk deshën ta lënë të lirë vajzën e betejave dhe e denuan dy muaj për kundërvajtje.

E dërgojnë në burgun e Mitrovicës, ajo edhe pse në gjendej të rëndë shëndetësore qëndroi stoikisht dhe e pa thyeshme, del faqebardhë nga aty, me bindjen dhe betimin se asnjëherë nuk do ta kursej vetën për të mirën e atdheut dhe lirinë e plot.

 

Tash përvjetorët e demostratave ishin bërë proces i pa tjetersueshëm dhe në çdo jubile për to dhe në tentativë të vazhdueshme, rinija e shkollës ishte e gatshme për të protestuar dhe për ta bindur çdo herë e më shumë popullin, se Kosova është e ngulfatur nga një sistem poshtrus dhe se ata duhet të luftojnë për të marrur në dorë fatin e atdheut.

 

Maturantja që përjetoi tri vite rresht përjashtimin nga Gjimnazi "Jeta e Re" dhe që më në fund me ndihmen e një shoqe që kishte motra e saj në Prishtinë, arriti ta marr maturën me procedurë të përshpejtuar, dhe të përfundojë shkollën e mesme që i kishte zgjatur aq gjat. U munduan të ua vrajnë dijen, të ua errësojnë trurin, këtyre dy qikave që nuk u ndaleni as edhe përnjë qast që atdheu i tyre Kosova të jetë e lirë.

 

Zyrafete Kryesiu – Manaj

zyrafete_kryeziu@hotmail.com

Këndimi bashkëndjesisë

 

(Zyrafete Manaj: “Mbi uraganin e dhimbjeve”)

 

Dhimbja e tematizimi i saj, kanë një trajtim të gjerë në letërsinë e përbotshme, me kërkimin e përgjigjeve të mundimshme, të ankthit emocional a të përvojave të rënda... Me poezinë e saj të dhimbjes, poetja Zyrafete Manaj në librin e saj poetik “Mbi uraganin e dhimbjeve”, ndan me të tjerët përvojat e vështira që t’i ofron frymëzimi i tillë poetik. Ndan, në radhë të parë, komunikimin poetik, si shenjë mirëkuptimi dhe bashkëndjesie. Një përvojë e tillë që sjell vuajtje e dhimbje, identifikimesh herë personale-intime e herë kolektive, është edhe mërgimi:

 

Herë dhimbje herë mall

Kështu jam! (…)

 

Bartëm vuajtjet dhimbjet

E nesërmja të jetë jona

Dhe rrugët e botës morëm

 

Sado që ka aq shumë dhimbje të kënduar, megjithatë, poezia e saj nuk e pranon zinë personale a shpirtërore; dhe sado që humbjet e vjeljet e ekzistencës së bukurisë së jetës, nuk na janë të pakta; megjithatë lexuesi e ndien kërkimin e harmonisë së brendshme dhe gjetjen e forcës për të shkuar tej kësaj dhimbjeje... në këso momentesh të frymëzimit, mbase, poetja tek sa e prek zgripin e thesareve të mistikës...

 

1. Metaforika e përdiellshme

 

Së këndejmi, e ndien praninë e një simfoni lirike, e cila gjithnjë e gjithnjë luan në klaviaturat metaforike të poetes Zyrafete Manaj në librin e saj poetik “Mbi uraganin e dhimbjeve”. Ajo e kompozon këtë simfoni të brendshme, edhe kur idilikën e ka pranë, por edhe kur "koha zë të japë shpirt"... vetëm për ta (ri)ngritur piramidën e amshueshme të dashurisë. Një piramidë dashurie, një simfoni, një zog, liqeni, nata, udha, ylli,…përjetësia. Janë vetëm disa nocione-figura të poezive të para në këtë vëllim lirikash... Figurat shoqërohen me metaforikën e përdiellshme të bekimeve, porse vargjet ngërthejnë një tension të fortë emocional, një dramatikë të kondensuar brenda paka vargjesh:

 

Me forcë graviteti

Që rebelohet puthjen për ta zënë

Në minutën e fundit

Para se koha të japë shpirt

 

Pothuajse secila poezi, në strukturën e ndërthurjen e saj, bart peshën specifike të fjalës, të fjalës që e ngërthen konteksti poetik. Aty, këto fjalë, na e shqiptojnë, me nga pak pëshpëritje ankimesh, mendimin urtiplotë e të thënies së dendësuar, me gjithë ato zgripe kuptimore që ngërthen mendimi i tillë sublim...

 

2. Konceptimi i këndimin poetik

 

Sa herë poetja i ikthehet frymëzimit poetik, po aq herë ajo sikur dëshiron t’i reshtet, të tërhiqet nga ajo. Po a mundet? Ç’është ky ngacmim i brendshëm që nuk e lë të qetë?

 

Po sa herë muza trazohet

Shpesh ma sjell melankolinë,

Për çudi sa herë nuk dua

Ajo kthehet n’poezi.

 

Kthimi ndodh si një mister, si një magji. Dhe sa herë t’i kthehemi poezisë, zor se mund t’iu ikim nocioneve të misterit të muzës poetike. Përsërie përsëri ne kthehemi te e njëjta metaforë, te emri i muzës. Në të kundërtën, gjërat veçsa ndërlikohen. Por gjërat përnjëmend janë të magjishme në thjeshtësinë e tyre. Prandaj, mund ta shtrojmë pyetjen: a mund të jetojë njeriu pa menduar fare? Dhe a ka ndonjë popull pa poezi e pa poetë? Kjo do tët hotë se poezia është trajtë e “mendimit metaforik”, si do të shprehej Ernest Kasirer te studimi i tij “Gjuha dhe miti”. E pra, që nga zanafilla e botës një tjetër forcë botëkrijuese, na është logodi, Fjala, Kënga, Poezia, Miti. Madje, poetja e ka simfoninë e saj aty ku e lidh vargun e saj (poezia “Simfonia ime”), poezia e ka kuptimin e saj, kur je pjesë përbërëse e bashkësisë së mallit dhe solidarësisë (poezia “Larg jush”), kurse qenia më e dashur, si është nëna, këndohet nëpërmes traditës së këngëtimit shqip:

 

Ti m’shndërrohesh në qiri Naimi

Me bilbil Mjedje në gji më vjen,

Këngës së Migjenit, notat ia lexon

E dashura ime, o e shtrenjta nënë!

 

Konceptimin e saj për këndimin poetik, për thurjen e tekstit lirik, Zyrafete manaj e zhvillon vetëm kur frymëzimin e ndërlidh me ritmin, rimën, me bukurinë e mendimit, e anët e përdiellshme të motiveve, lëvizjen e lirë në hapësirë, si lëviz era, por edhe me dramatiken që shënjojnë valët apo thellësia e botës së brendshme, intime; domethënë, aty ku subjekti artistik ngërthen aktin krijues, aktin jetëkrijues e botëkrijue. Prandaj, qenia krijuese dhe kënga janë Një:

 

Por dua nga ti

E ndjej dhe nevojë

Më bart në krahët tu

Kudo që Ti shkon.

 

Poetja është një farkëtuese e këngës që mbetet e gurëzuar, e gdhendur brenda qenies me misterin e saj (poezia “Këngë e trupëzuar”), kurse fjala, thënia lirike bëhen valë qetësie, dritë që depërton në brendinë e qenies, kurse ajo pjesa e shenjtëruar e saj, e trupëzuar si kategori magjike e misteri, zhduket dika pa shpjegim:

 

Seç m’u zhduke pa kuptuar

Dot nuk mora një shpjegim,

- A e di sa m’ke lënduar?!

Sikur pritja që s’gjen takim.

 

Nganjëherë nuk e ke të lehtë ta përcaktosh kufirin në mes vargut të pastër poetik dhe kërkesës së krijueses për ta shndërruar këngën në trajtë kuvendimi, në ligjërim bashkëbisedimi.

 

3. Lirika e këndimit të qenies kombëtare

 

Prandaj, në këso rastesh, krijuesja vjel vlera të tjera konotative nga mitet, legjendat,m nga mbetjet arkaike, në baladë doruntinash shqiptare, në thelbe etnografike apo lashtësi historike të qenies shqiptare.

 

Zemra një copë tokë atdhe

Djep i Iliridës së lashtë

Që për besë fjalën e ke.

 

Janë ato momente poetike, kur mitologemat zëvendësojnë metaforën, kurse elementi sakral i kësaj qenieje të lashtë tashmë bëhet ligjëratë predikuese.

Kur të kundrohet në tërësi, libri poetik “Mbi uraganin e dhimbjeve”, përbëhet nga një gjerësi motivesh, temash, këndimesh të pasura tematike: që nga meditimi e deri te qeliza e vatrës ekzistenciale të familjes; që nga ndjesia intime e deri te lirika e ngrohtë e kuvendimit popullor; që nga motivet e miqësisë krijuese e deri te ato të përjetësisë, sfidës zë imazheve që t’i dhuron peizazhi... Porse, të gjitha e poezitë e ruajnë unitetin e thënies lirike, shkurtësinë e vargut, bukurinë e frymëzimit, gdhendjen e fjalës si dhe krijimin me sukses të figurës. Zëri lirik i poetes Zyrafete Manaj ngërthen, më në fund, një , spektrin e gjerë të mesazheve e të kuptimeve.

 

Prend Buzhala

Kosovë, qershor, 2012